H E L L O!
Si po ja kaloni me veren?
C'eshte e verteta kam ber dhe do te bej disa mungesa sepse sezoni i provimeve do te na kufizoje disi sa i perket publikimeve ne blog.  Nejse mendoj te dalim direkt ne teme.
Sot ne kete postim kam sjelle nje stil ndryshe duke kombinuar 2 detaje mjaft te pelqyera keto kohe. 
Nje shami e lidhur ne koke "Turban" te cilen e kam pare dhe ne mjaft publikime tek blogere te tjera gjithashtu dhe ne rrjetet sociale , me Sandale Gladiator qe jane nje dashuri e vertete.
Poshte do te postoj 3 veshjet e mia..


Veshja e pare
Kemisha , qe kam perdorur per kombinimin e pare, jam e bindur qe do tju pelqeje te gjitheve. Pervec modelit eshte dhe  ngjyra army green(ngjyre ushatarake) qe preferohet masivisht. Nuk dua te zgjatem shume, por ate qe dua te theksoj eshte varsja e madhe e stilit Bohemian qe thyen thjeshtesine e fustan/kemishes sime.
PS: jam e bindur qe veshjen duhet ta keni pare ne rrjetin tim social Instagram gjate instervistes sime te pare tek TVSH.









Veshja e dyte
Vecantia e kesaj veshjeje qendron pikerisht ne bluzen dekolte e kombinuar me pantallonat culotte ngjyre kafe mjaft ne mode per vete modelin qe kane. Nje keshille , me kete lloj modeli te bluzes do te shkonte mjaft mire nje varse fine e gjate dhe Chooker-i qe sduhet te mungoj :P .










Veshja e trete
Veshja e fundit mund te themi qe eshte nje krijim i imi duke e kthyer fundin tim te gjate ne nje fustan mjaft Cool. Vendosja e rripit si detaj ben qe te kemi dy lloje veshjesh ne nje te vetme. Meqe sezoni i veres tashme ka ardhur , per ta kompletuar outfitin tim kam vendosur dhe Gold Tattoo-t te cilat kane qene dhe jane shume ne mode.












Per tju rikujtuar , te gjitha veshjeve te mia i jane shtuar dy detajet e rendesishme, te siperpermendura Turban dhe sandalet Gladiator.  
Uroj te shihemi sa me shpejt.  Puthjeee :*