Expo City , për herë të parë në Tiranë mirpriti disa nga Stilistet e njohur në trojet shqiptare si Atelie Komola , Zina Kondi , Matrons , Atelie Kozeta , Hajrie Maci dhe dyqani i njohur " Lauma Lingerie " , të gjithë me një pozitë të konsiderueshme dhe progresive në fushën e modës Shqiptare dhe Kosovare.
Në retrospektivë e gjitha filloi në qershorin e kaluar kur iu drejtova Stilistes Komola për dizenjimin dhe realizimin e nje fustani për mbrëmjen e maturës pa ditur që 10 muaj më pas , do të ishte pikërisht ky fustan që do më bënte të sfiloja në pasarelën e javës së modës në Expo City .
Fakti që mu ofrua një mundësi e tillë më emocionoi jashtë mase duke ditur që kam një lidhje të veçantë me artin , stilin dhe të qenurit "new fashion blogger". Sfilimi me fustanin e maturës solli tek un një nostalgji të cilës iu bashkangjit befasia , kur dhe stilistet e tjerë të pranishëm më kërkuan të sfiloj me veshjet e tyre .
( Dedikim për të gjthë adhuruesit e modës dhe ndjekësit e mi )
Ti e ben fustanin te duket akoma me i bukur nga c'eshte ������
ReplyDelete