Lady S

   Nuk ka asgjë më të mirë se një veshje e rehatshme, e përshtatshme dhe me stil. Për t'iu përshtatur ngrohtësis që Shkurti na ka ofruar këto ditë unë pëlqej ta kombinoj veshjen time, sepse kjo gjë  më jep shumë kënaqësi.
  Ngjyra e zezë mbetet e preferuara ime dhe këtë gjë e kam demostruar me fustanin e zi dhe cizmet kastor të së njëjtës ngjyrë.  Teorikisht e zeza simbolizon frikë ndaj të panjohurës , mungesën e gëzimit dhe të ngjyrave . Pikërisht për këtë fakt kam menduar një thyerje të ngjyrës së zezë me ngjyrën rose pastel të pardesysë. Eleganca e treguar nga ngjyra e zezë dhe ajo pastel shtohet edhe më shumë me kapelen e madhe nude me shiritin e zi.
 Por aksesorët janë miqtë e mij më të dashur dhe për të shoqëruar kapelen kam vendosur një varëse me gura të mëdhenj dhe vezullues, vathët ngjyr të bardhë dhe gjithashtu syzet e mija DolceGabbana gold  të cilat e bëjnë të shkëlqejë të gjithë veshjen time.
E lash për në fund po jo nga rëndësia, cantën e vogël të zezë e cila perfaqëson stilin rastësor e modern dhe zë një vënd të rëndësishëm në përditshmërinë time.

Shijojini fotot..























0 comments:

Post a Comment